​Thaçi në telefon me Vuçiqin, ia uron detyrën e Presidentit

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka uruar përmes telefonit homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, për detyrën e Presidentit.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, thotë presidenti kosovar. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT