​Hoxhaj ngushëllon familjen Demaku: Nëna Qamë, heroina e kohëve tona, do të kujtohet përherë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar për vdekjen e Qamë Demakut, nënës së heroit Xhevat Demaku, nënë edhe e katër bijve tjerë, ushtarë e udhëheqës të UÇK-së, vëllezërve Demaku.

Hoxhaj, ka thënë se Nëna Qamë do të mbetet përherë në kujtesën e zemrat tona si një grua fisnike dhe heroinë që ngriti dhe edukoi fëmijët e saj me atdhedashuri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Përmes një statusi në Facebook, Enver Hoxhaj shkroi se shtëpia e familjes Demaku ishte derëhapur dhe bujare në kohërat më të rënda edhe për drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e shumë shokë e bashkëluftëtarë të tyre nga tërë Kosova.

Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt:

I dhimbshëm e trishtues lajmi për vdekjen e Nënës Qamë, nënë e heroit Xhevat Demaku, nënë edhe e katër bijve tjerë, ushtarë e udhëheqës të UÇK-së, vëllezërve Demaku.

Nëna Qamë do të mbetet përherë në kujtesën e zemrat tona si një grua fisnike dhe heroinë që ngriti dhe edukoi fëmijët e saj me atdhedashuri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Nga duart e saj, u ushqyen edhe shumë bij e bija më të devotshëm të kombit, ushtarë e drejtues të UÇK-së, duke ju ofruar kujdes dhe forcë morale në rrugën e tyre të drejtë.

Nëna Qamë, u mbajt e fortë dhe dëshmoi qëndresë shembullore me rastin e rënies heroike në altarin e lirisë të birit të saj Xhevatit, martirizimin e vajzës së saj të vetme dhe rënien dëshmor të vëllait, Osmanit.

Ajo është nënë që i dha shumë lirisë e pavarësisë së Kosovës me bashkëshortin dhe tërë familjen.

Shtëpia e familjes Demaku ishte derëhapur dhe bujare në kohërat më të rënda edhe për drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e shumë shokë e bashkëluftëtarë të tyre nga tërë Kosova.

Nëna Qamë, është heroina e kohëve tona. E tillë do të kujtohet përherë.

Në emër timin, anëtarëve dhe Partisë Demokratike të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Demaku, miqtë dhe dashamirët e familjes.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT