Në Lisbonë të Portugalisë është duke u mbajtur sonte nata e parë e “Eurosong 2018”.

Vemendja e shqiptarëve është përqendruar tek ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa, i cili pati një paraqitje shumë të mirë sonte me këngën “Mall”.

Bushpepa në performancën e tij u shoqërua nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Zëri i Bushpepës konsiderohet një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të Eurovizionit.

Pas përfomimit, kënga e tij ka pasur komente të mira. Ai është fituese në Festivalin e 56-të në RTSH.