ʺPrapë, na erdhi Baca Isëʺ, motoja e varrimit të Isa Boletinit

Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, në takimin e mbajtur sot, ka aprovuar moton e kësaj ceremonie.
 Në këtë takim është aprovuar që motoja e manifestimit të rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini, do të jetë, ʺPrapë, na erdhi Baca Isëʺ.

“Në takimin  e sotëm të Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, u shqyrtuan  të gjitha përgatitjet  e deri tashme, të bëra  në nivel lokal, qendrorë dhe të aktiviteteve shkencore. Nga të pranishmit u aprovua dhe motoja e manifestimit të rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini. Manifestimi do të mbahet nën moton, ‘Prapë, na erdhi Baca Isë ‘ʺ, thuhet në një njoftim të MFSK-së, transmeton lajmi.net.

Ceremonia qendrore do të mbahet me 10 qershor 2015, në stadiumin ʺAdem Jashariʺ të qytetit  të Mitrovicës.

Vargu i aktiviteteve të manifestimit të rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini, do të fillojë me 5 qershor 2015, me mbajtjen e konferencës shkencore, të organizuar nga Instituti i Historisë në Prishtinë, Instituti i Historisë nga Tirana dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi, me titull, ʺIsa Boletini në Lëvizjen kombëtare shqiptareʺ.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT