Pak çaste më parë, në Hamburg të Gjermanisë, boksieri ynë i kategorisë së rëndë në boksin profesionist, Albon Pervizaj, mposhti me pikë Andrea Bungën, pas gjashtë rundeve.

Epërsia e tij ishte që nga rundi i parë dhe, sa vinte e theksohej, sidomos epërsia e tij u rrit në rundin e pestë dhe të gjashtë.

Vendimi i gjyqtarëve vetëm sa e vërtetoi fitoren e Albonit, për të cilin kjo është e shtata me radhë në boksin profesionist dhe, e dyta që e fiton me pikë.
Të gjitha duelet tjera i ka përfunduar me nokaut.